"Mirë se vini në Linjën e Etikes së Çalık Holding.
Kjo linjë ka për qëllim raportimin tek Bordi i Etikës së Çalık Holding e të gjitha parregullësive të etikës që kanë të bëjnë me Çalık Holding dhe me Kompanitë e Grupit si dhe të kontrollojë zbatueshmërinë e procedurave.
Gjatë dhënies së informacionit, të dhënat duhët të specifikohen në mënyrë të detajuar dhe të qartë; në lidhje me personin, vendin, kohën dhe të jenë konkrete duke paraqitur dukumentet e nevojshme.
Në njoftimin që do bëni nuk ju kërkohet të jepni të dhënat personale. Çdo informacion i dhënë do të mbahet konfidencial.
Përveç kësaj, në lidhje me një sjellje e cila është e gabuar, nuk do të merret asnjë masë penalizuese kundrejt njoftuesit që raporton, apo personit që merr pjesë ose ndihmon në inspektim (me përjashtim të rasteve kur informacioni ose njoftimi jepet qëllimisht gabim).
Të gjitha shkeljet e raportuara brënda një kohë të shkurtër do të merren në shqyrtim nga ana e Bordit të Etikës së Çalık Holding A.Ş., në lidhje me keto informacione pas miratimit nga Kryetari i Bordit Drejtues të Çalık Holding A.Ş., do të merren të gjitha veprimet/masat e nevojshme në përputhje me Vendimin e Bordit.”